Kardiokirurgu shqiptar që kreu mbi 6 mijë ndërhyrje në zemër

Të dëgjosh lajme për emra shqiptarë të suksesshëm në diasporë tashmë është bërë normale. Numrit të sukseseve në diasporë pa dyshim se i shtohet edhe mjeku kardiokirurg, Bedri Ramadani.

Platforma Albinfo.ch kësaj radhe sjell një storie suksesi në fushën e mjekësisë.

Bedri Ramadani është doktor në shtetin e Gjermanisë. Përfundoi me sukses studimet-specializimet e larta për mjekësi dhe tani ushtron profesionin e tij si mjek kardiokirurg në qytetin Dyseldorf.

Ai qe shumë vjet ushtron profesionin e tij në Universitätsklinikum Düsseldorf, klinikë kjo shumë e njohur për sukseset e ndërhyrjeve kardio.

Ai tashmë është ndër specialistët e rrallë në kardiokirurgji për ndërhyrjet minimalinvazive të valvulave të zemrës, posaçërisht rekonstruksioni i valvules mitrale, disektionet e aortes, por edhe transplantimet e zemrës, endokarditidi infekcioz dhe shumë ndërhyrje të kombinuara në zemër.

Doktor Ramadani thuhet se deri tani ka kryer me sukses mbi 6000 ndërhyrje në zemër dhe ka transplantuar zemrën e 300-të.