Kardiologia nga Kosova citohet nga mediat botërore

Një kardiologe nga Kosova e cila punon në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës, Ibadete Bytyçi, është një nga autoret e studimit të i cili tregon se 5000 hapa në ditë mund të mjaftojnë për të parë rezultate të mira në shëndet.

Studimi, i botuar të martën në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese, ka mbuluar ballinat e mediave botërore.

Studimi analizoi të dhënat për gati 227,000 njerëz nga 17 studime të kryera në Australi, Japoni, Norvegji, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

“Megjithatë, duhet të theksoj se kishte të dhëna të kufizuara në dispozicion për numërimin e hapave deri në 20,000 në ditë, dhe kështu këto rezultate duhet të konfirmohen në grupe më të mëdha njerëzish,” tha për CNN-in autorja e studimit dr. Ibadete Bytyçi, një kardiologe në QKUK.

Bytyçi ka reaguar edhe në Facebook duke shprehur lumturinë e saj pasi artikulli është cituar nga shumë media në botë.

“Zoti im, çfarë begatie me mëngjes…. Sot punimi ynë i radhës i sapo publikuar në European Journal of Preventive Cardiology, është bërë top lajm në top mediat botërore (BBC, CNN, The Guardian, Independent, EurekAlert, USA today, Telegraph, Yahoo News, Forbes, NewsWeek, USA day ….)! Padyshim shijimi i ëmbëlsisë së dijes është një nga frytet më të ëmbla dhe dhurata me e çmuar!”, ka shkruar ajo në Facebook duke ia bashkangjitur edhe linqet e lajmeve të mediave botërore.