“Karriget janë për punë, jo për pushtet” – Shoqëria civile proteston para Kuvendit

Shoqëria civile është duke protestuar sot para Kuvendit të Kosovës, në kohën kur po mbahet tentimi i 37-të për konstituimin e tij.

rotestuesit po kërkojnë nga deputetët që t’i japin fund bllokadës institucionale dhe të përmbushin detyrimet kushtetuese.

Me pankarta dhe thirrje për përgjegjësi, ata po theksojnë se qytetarët meritojnë institucione funksionale dhe përfaqësim të denjë.