Kastrati: Shërohen tre persona nga Coronavirusi në Kamenicë
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se tre qytetarë të kësaj komune janë shëruar nga virusi COVID – 19, raporton Mediafokus.info.
Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një statusi në Facebook.
Më në fund një lajm i mirë
Tre persona të komunës sonë shërohen plotësisht nga virusi SARS-CoV-2. Nga raportet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, këta tre qytetarë nga Komuna e Kamenicës janë ritestuar dhe të njëjtit kanë rezultuar negativ.
#RriniNshpi e kujdesuni për veten, sepse ditë të mira na presin.

