Katër persona në Viti arrestohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit

Brenda periudhës 15-21 prill të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 29 incidente, ndërsa janë arrestuar dhe ndalur 36 persona.

Aksidente trafiku me lëndime kanë qenë 3, aksidente trafiku me dëme materiale, pa lëndime – 6, ndërkaq janë shqiptuar 32 gjoba (tiketa).

“Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë“

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore 15 prill 2020 – 21 prill 2020 në raste të ndara ka ndalur në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit gjithsejt katërmbëdhjetë (14) persona duke mos e përfill vendimin e qeverisë. Të gjithë këta persona janë takuar duke lëvizur gjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes. Personat e ndaluar janë katër (4) nga Komuna e Gjilanit, një (1) nga Komuna e Kamenicës, dhe nëntë (9) nga Komuna e Vitisë. Personat e ndaluar janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore, në një rast dy nga ta me vendim të prokurorit janë ndalë për dyzet e tetë (48) orë gjersa dymbëdhjetë të tjerë në rastet veç e veç dërgohen në procedurë të rregullt në Prokurori.

“Vrasje e rëndë në tentativë”

Policia e Kosovës në Gjilan është informuar se ka ndodhë një rrahje me 20 prill 2020 , rreth orës 17:00, në fshatin Uglar, komuna Gjilan. Njësitet reaguese policore me urgjencë i janë përgjigj rastit duke dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete dy të dyshuarit (vëllezër) shqiptar shtetas të Kosovës. Në përleshje e sipër është goditur viktima (po ashtu vëlla i tyre) besohet aksidentalisht, me një mjetë të mprehtë, i cili në ato momente kishte hyrë në mesë dy vëllezërve me qëllim që ti ndaj. Ai si pasoj e goditjes ka pësuar lëndime trupore në regjionin e shpinës, dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën emergjente në Gjilan. Dy të dyshuarit janë intervistuar nga hetues policor në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit, janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

“Ndotje degradim ose shkatërrim i mjedisit”

Inspektorët Komunal, nga Komuna e Ranilugut me 20 prill 2020, rreth orës 15:00, kanë kërkuar asistencë nga Policia e Kosovës stacioni policor në Ranilug, pasi që i dyshimti shqiptar shtetas i Kosovës në mënyrë të paligjshme ishte duke degraduar dhe shkatërruar mjedisin, duke nxjerr rërë ne arat e fshatit Domarovcë. Patrullat policore kanë dal në vendi në e ngjarjes, është ndal i dyshimti i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Rasti “Ndotje, degradim ose shkatërrim i mjedisit” me vendim të Prokurorit procedohet në procedurë të rregullt në PTH.

“Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Me 20 prill 2020, rreth orës 23:00, Policia e Kosovës stacioni policor në Viti përmes rrugëve operative ka pasë informata të qëndrueshme se fshatin Beguncë komuna Viti në një lokal, janë duke u zhvilluar lojëra bixhozi. Njësitet patrolluese në vende ngjarje kanë takuar dhe arrestuar katër (4) të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës, te cilët ishin duke lozur me letra bixhozi ku edhe janë gjete një sasi parash. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit njëri prej tyre (pronari i lokalit) është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti procedohet ne PTH./mediafokus.info