Katër shenja që mund të duken normale, por tregojnë jeni në depresion
Për shkak se depresioni gabimisht konsiderohet si i zakonshëm, shumë njerëz e neglizhojnë trajtimin e tij, gjë që është e dëmshme sepse kur lihet i pakontrolluar, çrregullimi i humorit mund të jetë i rrezikshëm. Njerëzit mund të jetojnë një jetë normale, edhe nëse vuajnë nga depresioni, nëse marrin ndihmën që u nevojitet, por mund të jetë e vështirë për shumë njerëz të pranojnë se kanë probleme të shëndetit mendor.
Humbja e interesit
Lodhje dhe pagjumësi
Reagime të papritura
Ndërsa nga njëra anë përjetoni indiferencë për pothuajse çdo gjë, mund të zbuloni se reagimi juaj ndaj lajmeve negative ose diçkaje tjetër është shumë i fortë dhe mund të çojë në shpërthime zemërimi që as ju nuk e kishit menduar se mund t’i përballonit. Ndiheni sikur gjithçka ju zemëron dhe nuk mund ta kontrolloni më.
Megjithëse ndjenjat e mungesës së shpresës, nervozizmit dhe trishtimit janë pjesë e natyrës njerëzore dhe të gjithë ne mund t’i ndiejmë ato herë pas here, çelësi për t’i dalluar ato si një simptomë e një problemi më të thellë është të kuptojmë se kur ato vazhdojnë shumë më gjatë dhe shumë më intensivisht se zakonisht./anabelmagazine/