Theksohet se Violeta Berisha nga Puka, Vedat Gashi nga Kosova, Edita Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana janë fitues në zgjedhjet e përgjithshme në Nju Jork dhe Nju Xhersi, të mbajtura më 7 nëntor 2023.

Ka qenë ish-anëtarërja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, shqiptaro – amerikanja Violetta Berisha, e cila u shpall fituese mbasi kandidati republikan u tërhoq nga gara.

Vlen të cekët se Violeta Berisha nga Puka prej sot do të jetë gruaja parë kryebashkiake në 129 vjetët të mini-bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, qytetit të 15 mijë banorve, me një buxhet vjetor 22 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, Edit Shkreli nga Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe u bë gjyqtare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut, Qarkut 1 të Gjykatës Komunale të Qarkut Bronx.

Të martën më 7 nëntor 2023, në zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju Jorkut të Qarkut të Parë të Gjykatës Komunale të Bronx konkuruan dy kandidate, Carol Malcolm dhe Edit Shkreli.

Vedat Gashi i cili ishte një ligjvënës i Westchester County, mbasi i përfundoi mandati konkuroi për një mandat të dytë dhe fitoi atë mbrëmë me 56.9 përqind kundrejt 43 përqind të republikanit Daniel J. Branda.

Një ligjëvënse lokale në këto zgjedhje në të njëjtën konte Westchester, por zonë tjetër elektorale – nga Partia Demokratike të Shtetit të Nju Jorkut për Distriktin 9të, ishte shqiptaro amerikania Emiljana Ulaj

Ajo me familjen e saj pasi u larguan nga Shqipëria në vitin 1997 në mes të një lufte civile.

Emiljana Ulaj nga Partia Demokrate mori 1,552, 65.2%, kundrejt Laurie Abbate-Ryan (R) e cila mori 827, 34.8%.