Katër të rinj vdesin në aksident, mes tyre edhe një shqiptar 19-vjeç
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në periferi të Treviso në Itali, gjegjësisht në Godega, ku kanë mbetur të vdekur katër të rinj, në mesin e tyre edhe një shqiptar 19-vjeçar.
Sipas mediave italiane, vetura më të cilën po udhëtonin, Volkswagen Polo, me ngjyrë të zezë, është rrokullisur në kthesë, me ç’rast ka përfunduar duke u përplasur në një lis jashtë rrugës.
Në veturë kanë qenë katër të rinj, e ku të gjithë kanë gjetur vdekjen.
Duke iu referuar mediave italiane, të vdekurit janë të moshës 18 deri në 19-vjeç./nacionale (foto ilustrim)

