Katër të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
IKSHP nuk po i raporton më në mënyrë të veçantë rastet e vdekjes, por nga raporti i sotëm shihet se 4 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë sot në një konferencë për media kanë publikuar rastet e reja me koronavirus në Kosovë.
Pra, dje ishin raportuar 108 të vdekur, derisa sot përmendet shifra 112 për njumrin e të vdekurve të përgjithshëm.
IKSHPK-ja ka ndryshuar orarin e raportimeve. Tani njoftimet për rastet e infektimeve, të shëruarve dhe të vdekurve do të bëhen në orën 15:00 e jo si deri më tani rreth mesnatës.

