Katër të vdekur, mbi 2.000 raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 4 vdekje me COVID-19, si dhe janë raportuar 2110 raste të reja.
Nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408.
Në total numri i rasteve aktive është 12.159.

