Katër vdekje brenda ditës, nuk i mbanë lotët as zyrtari i morgut
Katër vdekje me COVID-19 brenda 24 orëve në Spitalin e Gjilanit e kanë bërë të ndjejë dhimbje e të derdhë lotë edhe zyrtarin e morgut, Ymer Ibishin, ndonëse këtë punë ai e ka profesion.
Ibishi i lutet që Zoti ta largojë këtë virus nga globi, ku po merr jetë çdo orë, gjithandej botës.
“Sot ishte një ditë e veçant në punën e përditshme. Një ditë e vështirë, me plot dhimbje e lotë në sy.
Nga morgu i Spitalit përcolla katër kufoma të diagnostifikuara me Covid 19.
Keni kujdes ruajeni njëri-tjetrin, mbajeni pastërtinë, maskën, distancën që të jem më të sigurt.
Me shumë dhembje dua t`u shpreh ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, si pasojë e Covid-19.
Lutem që të jenë vdekjet e fundit me këtë virus.
Njëherësh, lus të madhin ZOT që ta largojë këtë virus nga globi dhe bota t`i kthehet jetës normale”, shkruan Ymer Ibishi, zyrtar i Morgut në Spitailin e Gjilanit./Mediafokus.info/

