Kë sulmon Bulliqi me fjalët: Kallushan e mustaqegji, pse s’po i ndalon zgjedhjet e Serbisë
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka reaguar ndaj qeverisë Hoti për lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Ai e ka thumbur drejtërdrejt ministrin Agim Veliu duke e quajtur “ministër kallushan me një krah mustaqe”.
“Shtrohet pyetja për këtë qeverinë “Koti” me mandat të grabitur, e me këta ministra kallushana me nga një krah mustaqe, nëse nuk kanë arritur t’i ndalojnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, se paku a kishin mundur që këtë llogo të këtij krimineli, në të cilën Kosova është nën Serbi, ta ndalojnë të shfaqet anë e kënd Kosovës….!?, ka shkruar Bulliqi.
Ish-udhëheqësi i arsimit në Podujevë, Shpejtim Bulliqi, edhe zyrtarisht, është nominuar për Shef të Komunës.
Profesori i gjeografisë e ka nisur rrugëtimin e ri për ta rrëzuar LDK’në nga pushteti 20-vjeçar në Llap, shkruan express
Shpejtim Bulliqi kishte nisur karrierën politike në një parti të vogël për të kaluar në LDK. Ishte bërë mik e dost i ngushtë i Agim Veliut. Ky i fundit e kishte shpërblyer me një pozitë udhëheqëse në Llap. Ia kishte besuar udhëheqjen e arsimit.

