“Ke tu përfundu me fatalitet” flet dëshmitari i gjuajtjes me armë në Prizren
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 14:30 në lagjën “Jeni Mahallë” të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe zëdhënsi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Si pasojë është lënduar një person në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion.
Njëri nga personat e përfshirë dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, i cili është neutralizuar nga Policia.
“Personi tjetër ia kapi dorën edhe alltinë, një orë ia ka majt dorën derisa ka ardhë Policia edhe e qarmatosen. Përndryshe ke tu përfundu me fatalitet”, tha ai për Sinjalin.

