KEDS paralajmëron konferencë më 1 prill për njehsorët elektrikë

KEDS ka paralajmëruar konferencë për media lidhur me çështjen e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për njehsorët elektrikë.

Konferenca do të mbahet më 1 prill, në ambientet e KEDS-it, duke filluar nga ora 15:00, thuhet në këtë njoftim.

“Ftoheni të merrni pjesë për të përcjellë nga afër qëndrimet dhe sqarimet zyrtare lidhur me këtë çështje. KEDS mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, korrektësisë dhe informimit të drejtë ndaj qytetarëve të Kosovës”.

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se qytetarët po manipulohen me keqllogaritje të rrymës së shpenzuar në njehsorët elektrikë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij kërkon “hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndaljen e çdo rritjeje të tarifave deri në zbardhjen e plotë të gjendjes reale”.