KEDS s`e pranon gabimin: Njehsorët elektrikë janë sipas standardeve, mund të ketë devijime të vogla

KEDS nuk po pranon se njehsorët elektrikë nuk janë të sinkronizuar me kohën reale. “Njehsorët elektrikë janë sipas standardeve, mund të ketë devijime të vogla” – thuhet në një sqarim të KEDS-it.

Pra, sipas KEDS-it, “devijim i vogël” qenka edhe ndryshimi deri në 12 orë i orës së njehësorit, me kohën reale.

Prej kur u kuptua ‘gabimi’ qytetarët kanë filluar të ankohen masivisht se rryma po matet gabimisht.

Një qytetar në Gjilan i tha Mediafokus se përmes faqes së KEDS-it, ku figuron linku për kërkesa-ankesa, ka paraqitur ankesë qush në gusht 2025, ku ka sqaruar se njehspri i tij mat gabimisht kohën, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

Në faqen e KEDS-it, sot e atë ditë, te linku i ankesave figuron “në procesim”.

Ndrushe, në njoftimin e sotëm për opinion, KEDS thotë se çdo pretendim trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi të plotë, duke theksuar se besimi i qytetarëve është thelbësor.

Sipas kompanisë, të gjithë njehsorët kalibrohen dhe sinkronizohen sipas standardeve zyrtare dhe funksionojnë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Rregullatori, duke siguruar matje të sakta dhe trajtim të barabartë për konsumatorët.

“Të gjithë njehsorët kalibrohen dhe sinkronizohen sipas standardeve zyrtare dhe funksionojnë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Rregullatori duke siguruar matje të sakta dhe trajtim të barabartë për të gjithë konsumatorët”, thuhet nga KEDS-i.

KEDS shton se në raste të izoluara mund të ketë devijime të vogla teknike, por çdo shqetësim verifikohet nga ekipet në terren dhe trajtohet sipas procedurave në fuqi.“Në raste të izoluara mund të ketë devijime të vogla teknike, por për çdo shqetësim ekipet tona reagojnë menjëherë, verifikojnë situatën dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme. Në çdo rast kur identifikohet ndonjë parregullsi, ajo trajtohet dhe korrigjohet në përputhje me procedurat në fuqi”.