Kelmendi: Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Eldionit
Taluant Kelmendi nga Peja, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të Eldion Kelmendit, vëllait të artistit të njohur, Gjestit.
Ai thotë se është lajm i kobshëm vdekja e të riut, transmeton Klankosova.tv.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta, në një aksident trafiku, të të riut Eldion Kelmendi. Në këto çaste të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi, të afërmve dhe miqve të tij. Qoftë i paharruar kujtimi për të!”, ka shkruar ai.
I riu vdiq tragjikisht si pasojë e një aksidenti në afërsi të fshatit Qungur të Pejës.
Ndryshe, aksidentin me fatalitet për Klankosova.tv e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës.

