Këmbësorin e aksidenton për vdekje, veten e bënë për spital

Në aksident trafiku në Malishevë ka qenë fatal për një këmbësor  ndërkohë që lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i mjetit, i cili është ndalur në spital për trajtim.

Fsh. Balinc, Malishevë 07.05.2021  18:10. Ka ndodhur aksident trafiku ku e përfshirë ka qenë një veturë me targa vendore me drejtues mashkull  kosovar  dhe një këmbësor viktima mashkull  kosovar. Viktima është dërguar në QKMF Kijevë për tretman mjekësor dhe aty është konstatuar se është pa shenja jete. Po ashtu edhe i dyshuari drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime trupore dhe është në kurim në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë  edhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë dhe është  në Spitalin Rajonal në Gjakovë nën mbikëqyrjen e organeve policore. Trupi i pa jetë i viktimës ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).