Këmbësorja aksidentohet për vdekje në Novosellë

Një këmbësore është aksidentuar nga një automjet në fshatin Novosellë të Pejës.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Fsh. Novosellë, Pejë 27.05.2022 – 22:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori femër kosovare. Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, e cila pasi është dërguar në spitalin rajonal ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. (foto arkiv)