Këmbësorja që u godit nga vetura, nuk mbijetoi plagët
Në Prizren është arrestuar një person i cili me automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore, e cila ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga aksidenti.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Brigada 125, Prizren, 19.09.2021-21:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren femër, e cila pasi dërgohet në spitalin rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë. Vdekje e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, bën të ditur policia.

