Kënd e quan “Lila jonë” nënkryetari i Gjilanit Arbër Ismajli?
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli i ka uruar me shumë përzemërsi ditëlindjen Lirie Kajtazit, duke e quajtur “Lila jonë” që kontribuoi në të tri kohë të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës.
Ky është dedikimi i Ismajlit për Lirie Kajtazin:
Mikja ime Lirije Kajtazi, sot ka ditëlindjen e saj, duke i dëshiruar shëndet, fat dhe mbarësi në jetë.
E vlerësoj kontributin tuaj të çmueshëm dhënë shoqërisë, familjes dhe popullit në përgjithësi.
Modeli i një gruaje të suksesshme, nuk ka se si të jetë ndryshe.
Konsideroj që jemi të bekuar që të patëm në tri kohë të rëndësishme të shtetit tonë, në atë të organizimit e mobilizimit, përgjatë luftës dhe pas saj në konsolidimin e shtetit tonë.
Të vlerësojmë për çdo ditë që vepron. Edhe 100 vite, Lila jonë!
Lirie Kajtazi, një nga figurat më të rëndësishme të LDK-së, që nga themelimi i saj, aktualisht është deputete e Kuvendit të Kosovës./mediafokus.info

