Këngëtarja Ana Kabashi mbetet në këmbë, i digjet vetura në Prishtinë
Këngëtarja Ana Kabashi duhet të ecën këmbë disa ditë, derisa ta blejë veturë tjetër, meqë ajo që kishte iu dogj.
Vetura ka marrë flakë te menza e studentëve në Prishtinë, derisa Kabashi ndodhej brenda saj, duke lëvizur.
Vetë këngëtarja ka njoftuar në instagram se makina e djegur ishte e saj.
Njëherësh, ajo ka bërë me dije se gjendja e tyre është e mirë. Nga postimi kuptohet se këngëtarja ishte e shoqëruar.
“Mirë jemi, gjallë jemi, pa asnjë pasojë”, ka shkruar ajo./mediafokus.info

