Këngëtarja: Dua burrë nga Kosova!
Rovena Stefa është një ndër këngëtaret e njohura shqiptare e cila shpesh është komentuar për veshjet ekstravagante e madje dhe për guximin për të pozuar gjysmë nudo.
Në një intervistë për mediat kosovare, ajo ka thënë se ka gjetur një dashuri aq të madhe te populli i Kosovës dhe se këtu ndihet si në shtëpi.
Për më tepër se kaq, Rovena kërkon edhe burrë në Kosovë.
‘Kam gjetur një dashuri aq të madhe te populli në Kosovë, saqë jam ndjerë si në shtëpinë time. Ma gjeni edhe një burrë këtu dhe nuk iki fare pastaj’, ka thënë këngëtarja.

