Këngëtarja e njohur kosovare preket nga COVID-19

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Thaci-Meta, ka rezultuar pozitiv në test për COVID-19, transmeton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorit i saj, publicisti dhe ish-deputeti i Kuvendit të Republikës, Bardhyl Meta.

Ja njoftimi i plotë i tij në Facebook:

Bashkeshortja ime Adelina Thaçi Meta pas testit, rezultoi pozitive me Covid19.

Do t’i them dy fjalë rreth mentalitetit Patriarkal e komplekseve n’masë që kemi si popull- dhe si rrjedhoje mshefjes së t’vërtetes nga miqt, fqinjet dhe koleget e qyetaret e infektuar – që po marrin në qafë tjerët!

– Njerëz – Covid19 – nuk është s’mundje që duhet të turproheni kur e keni – dilni dhe kumtone hapur ne familje e nder fqinjë dhe kolege…!

Çdo Makiato e Sallat ne kafetire e publikoni ne facebook – nderkaq – se informoni tjetrit se jeni pozitiv me Covid19 e e i ofroni kaffe e ndeje e muhabet!

Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar te LDK, sapo e kishte informaten se, bashke me familje eshte Pozitiv – doli dhe e kumtoi lajmin – që të mbrojē tjeret nga vetja – dhe njekohesishte – te alarmoje miq e kolege qe kane pas kontakte me te – qe t’testohen!

Aferim Deputetetit e shefit te GP Arben Gashi – kjo eshte kulturë përgjegjësie dhe ndjesie per tjeret!

Njejte edhe Berat Buzhala…

Njerez të kompleksuar – s’është Covid19-te as Triper dhe as Aids që e keni marr nē keto “Hotelet Pushimore” kur jeni përdalë…

Ndoshta edhe shteti – me ligh apo urdherese duhet të s’jell vendim per publikimin e emrave të të konfirmuarve çdo mbrëmje, sapo dalin rezultatet: Emrat dhe Mbienrat, Lagjen dhe Komunen;

Përndryshe, duhet ashpersuar drastikishte mosrespektimin e masave nga qytetaret – te involvohet policia pro-aktive, FSK dhe gjitha Inspektoratet…

Shendet të gjitheve…

Unë – me imunitet fragjil, per shkak te rrezatimeve qe kam pas   – sapo u morrëm vesh dhe Besatuam me Baben 83 vjeç, Sylejman Meta dhe Nanen, Teuta Meta 77 vjeçe – dhe Adelinen – më shkarravit atë Viron Vurisi – ballë për ballë…

P.S. Tash, luftat janë lufta…!

Mbesim të vëmendshëm dhe transparent per rrjedhat

BM