‘Kërcënimi me bombë në UP’ doli të jetë alarm i rrejshëm

Alarmi për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, që erdhi përmes postës elektronike nga një burim ende i paidentifikuar, rezulton të ketë qenë i rrejshëm.

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes që shqetësoi UP-në.

Spahiu duke kërkuar një skandal me simbole, e bën një gafë, kërkon falje m…
Për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

Megjithatë, ka konfirmuar ai për gazetën, alarmi del të jetë i rrejshëm.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka konfirmuar ai për Gazetën Express.