Kërcënohet Abazoviq: ‘Do masakrohesh nëse bashkëpunon me çetnikët’

Dritan Abazoviq, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA), është kërcënuar me jetë nëse bashkëpunon me “çetnikët”, për krijimin e qeverisë malazeze.

Personi i dyshuar është një 69-vjeçar nga Rozhaja, i cili jeton në Suedi. Për këtë arsye, policia malazeze ka kërkuar ndihmën e Interpolit.

Për shkak të një sërë kërcënimesh, më 3 shtator, URA kërkoi një vlerësim urgjent të sigurisë së udhëheqësit, Dritan Abazoviç dhe pronës së tij nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Malit të Zi dhe Drejtoria e Policisë.