Kërcënohet nga babai i shoqes së saj
Një femër në Prishtinë është kanosur nga babai i shoqes së saj, pas një mosmarrëveshje që ato të dyja kishin mes vete. I dyshuari është arrestuar.
Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë, 16.07.2022-00:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se si pasoj e një mosmarrëveshje verbale, me një shoqe të saj femër kosovare, është kanosur përmes telefonit nga babai i shoqes së saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)

