Kërcënoi gjyqtarin, dënohet me 6 vjet burgim i akuzuari për sulm e kanosje
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit D.Z., duk e dënuar atë me 6 vjet burgim për sulm dhe kanosje ndaj gjyqtarit mbikëqyrës të Gjykatës në Drenas, Shefqet Baleci.
Aktgjykimi ndaj D.Z., u shpall të enjten nga gjyqtarja Valbona Përlaska, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas vendimit, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, i akuzuari u dënua me 5 vjet burgim, kurse për “Kanosje” me 2 vjet burgim. Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik me 6 vjet burgim.
I akuzuari D.Z., në seancën e 17 nëntorit 2025, ka pranuar fajësinë për veprat penale që i viheshin në barrë.

