Kërcet dajaku mes vëllezërve, sebep shitja e shtëpisë

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë eskaluar. Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme i shtyjnë ata që të përshihen në përleshje të tilla dhe për pasojë përfundojnë në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur në Gjakovë, ku dy vëllezër janë zënë për çështjen e shitjes së shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur më 9 shtator 2025, në rrugën “UÇK”, ku S.B., rreth 50-vjeçarr dhe N.B., , rreth 55-vjeçar janë përfshirë fillimisht në një debat verbal, i cili më pas ka eskaluar në përleshje fizike.

Dyshohet se shkak i sherrit ishte fakti që N. B kishte biseduar me dikë për të shitur shtëpinë, gjë që kishte acaruar S.B, i cili sipas kallëzimit e kishte kanosur dhe goditur me grusht vëllain e tij.

Policia ka ndërhyrë, i ka arrestuar të dy dhe pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tyre është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh.