Kërcet grushti në Fushë Kosovë: Punëtori e bën për spital menaxherin
Të martën në Lagjen 28 në Fushë Kosovë policia e ka arrestuar një person pasi kishte sulmuar menaxherin e tij në punë.
Menaxheri ka marrë trajtimin mjekësor, derisa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht menaxherin e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit. është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

