Kërcet shuplaka në ‘Përputhen’: Antonela e gjuan me këpucë Atdheun

Në emisionin televizv ‘Përputhen’ po ndodhin skena të çuditshme, madje edhe të rrezikshme deri diku, ku së fundi Sara dhe Atdheu kanë realizuar takimin e tyre të parë pas përplasjeve të shumta që kanë pasur me njëri-tjetrin. 

Takimi mes tyre e ka ndezur Antonelën, e cila nuk është përmbajtur dot dhe ka bërë dy gjeste jo normale, që duket se televizionit i kanë shkuar për qejf, sepse rrisin shikueshmërinë dhe klikimet.

Gjatë këtij takimi, Sara nuk humbi rastin që t’i përmendte telefonin e kthyer mbrapsht dhe ata po talleshin për mesazhet që i vijnë. Mesa duket konkurrentja e thumboi për rastin që pati me Antonelën kur ajo u largua nga takimi pasi pa mesazhin “më mungon” në telefonin e tij, për të cilin Atdheu u justifikua se është nëna. Më pas konkurrenti i dhuroi asaj një puthje në qafë, në zonën ku ka tatuazh shqiponjën duke i thënë “Do ta puth pak shqiponjën”.

Nga ana tjetër, Antonela u nevrikos shumë nga sjellja e Atdheut me Sarën dhe herën e parë shkoi dhe e qëlloi ‘partnerin’ e saj me shuplakë në studio.

Ajo e paralajmëroi se këto gjëra nuk i bën dot me të dhe herën e dytë e goditi me këpucë dhe i tha “i pafytyrë”.