Kërkime për gjetje mortore po bëhen edhe në Gjilan
Udhëheqësi i Zyrës në Komisionin Qeveritar për të Pagjeturit, Kushtrim Gara, ka folur për kërkimet që janë duke u bërë në Kizhevak të Rashkës, duke shtuar se janë duke u zhvilluar kërkime edhe në një pjesë të Gjilanit.
“Jemi të fokusuar në gjetjet mortore në Kizhevak të Serbisë. Në vitin 2020 prej periudhës pesë vjeçare, janë saktësuar varrezat masive në ketë vend. Dhe kjo është java e dytë e kërkimeve në këtë vend. Është një rast i dorëzimit të mbetjeve mortore në një familje në Klinë”, theksoi ai.
Ndryshe, sipas raporteve zyrtare në Kosovë figurojnë 1638 persona të zhdukur nga lufta e vitit 1999.

