Gjermania kërkon infermierë, punësimi i garantuar

Gjermania vazhdon të kërkojë kuadër mjekësor në Kosovë, duke garantuar punë për ata që ndjekin paraprakisht një kurs të gjuhës.

InterPersonnel Kosova ka njoftuar se shpall konkurs për infermierë, ku mund të paraqiten maturantët ose ata që e kanë përfunduar shkollën e mesme si dhe absolventët dhe ata që e kanë përfunduar fakultetin në këto drejtime:

Infermieri e Përgjithshme, Infermieri e Mamisë, Infermieri e Pediatrisë, Radiologji dhe Fizioterapi.