Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15-vjeçares nga Kaçaniku

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

“Policia është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e vajzës së zhdukur!”, tha Shabani teksa tregoi që s’ka më shumë informacione për zhdukjen e vajzës me emrin Melisa Krasniqi.

Ndërkohë për zhdukjen e saj ka reaguar edhe këngëtari, Labinot Tahiri i cili ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në rast se e shohin atë.

“Melisa Krasniqi 13 vjeqare nga komuna e Kaçanikut, është zhdukur që nga dita e premte! Familja ka kerkuar që ta publikojë rastin, e po asshtu ju lutemi mediave që ta bējnë këtë lajm mê të bujshëm për shkak se gjithçka po ecën ngadale”, ka shkruar Tahiri në Facebook.