Kërkohet një aktor për filmin “Vjeshta” i cili do të realizohet në Gjilan, me regjisor nga SHBA

Në Gjilan, së shpejti do të fillojë xhirohet filmi artistik, me titull “Vjeshta”, prodhim origjinal kosovar, i cili do të realizohet nga një regjisore amerikane.

Produksioni kërkon një aktor mashkull, të moshës 25–30 vjeçe.

🎬 THIRRJE PËR AKTOR!

Filmi artistik “Vjeshta”, një prodhim origjinal kosovar me regji nga një regjisore nga Chicago, do të xhirohet në Gjilan, Kosovë.

Bëhet fjalë për një film me tematikë misteri dhe horror, që synon të sjellë një atmosferë të veçantë dhe Kosoven ne ekranin internacional.

📢 Kasting i hapur – Kërkohet urgjent një aktor mashkull!

👉 Profili i kërkuar:

Mashkull, në fund të të njëzetave (rreth 25–30 vjeç)

Me ose pa përvojë në aktrim – rëndësi ka prania skenike, përkushtimi dhe dëshira për të luajtur një rol të thellë emocionalisht.
Gati për audicion dhe për punë kreative në ekip.

🎥 Ky është një projekt me potencial të madh artistik dhe shpërndarje ndërkombëtare – një mundësi unike për aktorë që duan të bëhen pjesë e diçkaje ndryshe dhe sfiduese.

📍 Audicioni do të mbahet në Gjilan.

📩 Për informata dhe aplikim, kontaktoni në: +18152604323 WhatsApp.