Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit policor të dyshuar për sulm seksual

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj zyrtarit policor, tani të pandehurit R.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’sulm seksual’’, Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor 2020 deri më 20 prill 2021, i pandehuri R.SH., ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur nën moshën 16-vjeç.

I pandehuri me vendim të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.