Kërkohet përjashtimi i profesorit Bekim Bejta nga UP’ja
Lëvizja Feministe Studentore ka paralajmëruar protestë të mërkurën pranë Fakultetit të Filologjisë për përjashtimin e profesorit Bekim Bejta, i akuzuar për dhunë dhe shantazh ndaj studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Në njoftimin e postuar në Facebook, thuhet se protesta e paraparë të nisë nga ora 11:00, do të mbahet për shkak të shqetësimit për mospërjashtimin e menjëhershëm të Bejtës nga Universiteti.

