Kërkon lehtësira për fëmijët e pensionistëve që kanë humbur vendet e punës nga pandemia

Makfire Uzunaliq, përfaqësuese e pensionistëve, njëherësh ambasadore e vullnetit të mirë për paqe, ka kërkuar nga autoritetet komunale në Gjilan që, për shkak të gjendjes së vështirë që ka krijuar pandemia, fëmijët e familjeve të pensionistëve të lirohen nga disa obligime.

“Në këto momente të vështira sociale dhe ekonomike për poullin e sidomos për shtresat më të rrezikuara të shoqërisë, kërkoj nga organet komunale që të shqyrtojnë mundësinë që fëmijët e pensionistëve, të cilët nuk kanë të punësuar në familje, të lriohen nga disa obligime”, ka thënë Uzunaliq.

Sipas saj, kjo do të mund të bëhej duke përpiluar një program afatshkurtër për lehtësimin dhe zbutjen e gjendjes së kësaj kategorie.

Disa nga këto lehtësira mund të jenë: lirimi nga pagesa e tatimit në pronë, nga fakturat e ujit dhe mbeturinat si dhe lehtësira të tjera në kompetencë të Komunës.

“Një vendim i tillë do t`ua lehtësonte sado pak gjendjen e rëndë këtyre personave, të cilët si shkak i pandemisë kanë mbetur pa punë dhe burim financiar për fëmijët dhe familjet e tyre”, thotë Makfire Uzunaliq./Mediafokus.info