Kërkon t`i ndërrohet emri fshatit, nga Muçibabë në Haxhibabë

Në Kosovë e Shqipëri ka vendbanime me emra karakteristik, disa nga të cilët nuk tingëllojnë mirë, si p.sh. Peqin, Karinë, Gjylekar, Muçibabë etj.

Madje, gratë refuzojnë t`i përmendin emrat e këtyre fshatrave kur pyeten prej nga janë.

Por, një banor i fshatit Muçibabë po kërkon që fshati i tyre të quhet Haxhibabë.

Këtë propozim, ai e ka hedhur në rrjetet sociale për të parë reagimet e banorëve dhe qytetarëve të tjerë të komunës së Gjilanit.

E vërteta është se ky fshat ka një numër haxhilerësh. /Mediafokus