Këshillë për mërgimtarët: ‘Mos i lini çantat në makina’

Policia ka nisur një fushatë vetëdijësuese për vozitësit, kryesisht për mërgimtarët të cilëve po u jepen këshilla se si t’i shmangin situatat e rrezikshme në trafik dhe njëra nga porositë është që të mos i lënë çantat në makinë.

Kjo fushatë u bë enkas për këtë sezonë që zakonisht është më e zhurmshmja sa i përket dukurive negative.

Disa prej tyre janë shkruar në fletushkat që po shpërndahen edhe tek qytetarët e tjerë.

Projekti që filloi këtë javë pritet të vazhdojë për dy muaj, deri në shkuarjen e bashkatdhetarëve.