Këshillë: Si të mbroheni nga Covid-19
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka dalë me katër këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga Covid-19.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të testohen nëse kanë simptoma, të flasin me mjekun për trajtimin sapo të rezultojnë pozitiv dhe të bartin maskën mbrojtëse në mjedise publike të mbyllura, ku ka shumë njerëz.
Ndryshe, numri i rasteve me Covid-19 është rritur dukshëm gjatë muajit të fundit. Autoritetet Shëndetësore në vazhdimësi apelojnë për vaksinim.



 
 
						 
						