Këshilltari i Kurtit bëri thirrje për kontrolle mendore të gazetarëve
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jusuf Ulaj të premten i ka cilësuar gazetarët paranojak dhe se kanë nevojë për kontrolle mjekësore pas paralajmërimit të tyre se janë duke u përcjellë nga agjentët e AKI-së.
Mirëpo atij i është kthyer bumerang postimi kundër gazetarëve pasi qindra përdorues të Facebookut i kanë reaguar me komente.
Shumë prej tyre e kanë quajtur të shitur te Dejona Mihali dhe i kanë bërë thirrje që të shkojë të kontrollohet për gjendjen e tij mendore.
“Qysh po shihet ti paske nevoje per psikiatër dhe mos hezito bane naj kontroll te nje Neuropsikiatër i duhur qe te drejton ne rrugen e duhur”, i ka komentuar një person.
“Shumica e doktorve le qe po mirren me politik po edhe popullin e fiken
“Mir esht ti beni disa analiza te ndo nje doktor i pavarur”, thuhej në një tjetër koment. E more Doktorr e paske shit bothen , të paska hanger dreqi dhe DEJONA marre, marre”, thuhej në një tjetër koment.
“Paske fillu me ndje edhe ti doki aaa, qe don ta rekomandoj nje psikiater t fort qe te kryn pune taman. Se eshte taman psikater e nuk merret me politik e nuk eshte zagar i vv(serbeve)”, thuhej në një tjetër koment.
“Nëse do të bëje ndonjë vizitë, është shumë e mundshme që do të dilje me një diagnozë të çrregullimit narcisist. Përdorimi yt i terminologjisë psikiatrike për të manipuluar perceptimin mbi kritikët e qeverisë, si dhe për të ruajtur pozitën tënde dhe ata që të kanë vendosur aty, tregon një ekzagjerim të theksuar të rëndësisë së vetes. Ndërsa kritikët e qeverisë realizojnë detyrat e tyre, ti ke zgjedhur të mbyllesh në një qasje që minimizon dhe denigron çdo mendim ndryshe. Kjo flet për një transformim në rolin tënd, nga ai i një profesionisti në atë të një propagandisti të qeverisë, duke e lënë pas dore integritetin e fushës që pretendohet se përfaqëson. Një “profesionist” që jep diagnoza përmes Facebook-ut, në fakt, më shumë i jep diagnoz vetvetes”, thuhej në këtë koment.

