Kështu do të ndahen 120 mandate në Kuvendin e Kosovës
Të mërkurën në mbrëmje u numëruan të gjitha votat me postë. LVV siguroi mbi 51% të votës së përgjithshme.
Por, te ndarja e mandateve nuk ka ndryshime të mëdha.
Te kategoria e votave me postë, LVV-ja mori 72% të përkrahjes nga mërgata, LDK-ja mori 10%, kurse PDK-ja – 9%.
Ky grumbull i votave e ndryshoi rezultatin në favor të LVV-së, por pa i dhënë një mandat më shumë.
Me rezultatin aktual, që ende s’është certifikuar nga KQZ-ja, LVV do të ketë 57 ulëse në Kuvend.
PDK-ja është e dyta, me 20.24% ose 22 deputetë, LDK-ja e treta me 13.26% me 15 ulëse dhe AAK-ja e katërta me 5.5% dhe 6 ulëse.
Në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, VV do të ketë 9 mandate më shumë, PDK-ja 2 më pak, LDK-ja 5 më pak, ndërsa AAK-ja – një më shumë.
Pakicat kanë 20 ulëse, 9 prej tyre Lista Serbe.
Nisma e cila kishte 3 deputetë, më nuk do të jetë në Kuvend.

