Kështu e kujtojnë Blerim Zhabarin dy miqtë e tij nga Gjilani
Lajmi për vdekjen e gazetarit Blerim Zhabari nga Vushtrria, i ka prekur shumë edhe dy kolegë të tij të Zyrës për Informim në Gjilan, Ibrahim Ademin e Muhamet Pajazitin, të cilët kanë bërë edhe dedikime të veçanta për mikun e tyre të veçantë.
Ademi: Eu dost bre!
“Që vjen ti, po vij edhe unë’. Ky ka qenë komunikimi thuajse i përhershëm mes nesh, kur kishim punëtori a far trajnimi të zyrtarëve të informimit të komunave.
Me Blerim Zhabarin u njohëm prej 2014 e knej dhe përnime ka qenë shembullor në cdo aspekt.
Intelektual, gazetar e zyrtar fantastik i informimit publik në Vushtrri. Mbi tanat, ka qenë njeri dhe shok shumë i mirë.
Ngushëllime familjes e kolegëve. Zoti e pastë mëshirue”, ka shkruar Ibrahim Ademi.
Pajaziti: Ishe dhe do të mbetesh miku i të gjithë neve
“Mëngjesi i sotëm na zbardhi me lajmin e befasishëm dhe te rende, te ikjes nga jeta te kolegut dhe mikut te madh te te gjithë neve, Blerim Zhabarit nga Vushtrria.
Ai përkundër qe nuk është ne mesin tone, ka lëne prapa vetëm kujtime të mira, respekt maksimal për të gjithë ne, duke e dëshmuar gjithmonë me profesionalizëm shume te madh, vendosmëri te jashtëzakonshme, vlerësim për secilin koleg dhe i veçantë si njeri e si familjar i denjë.
Gjithmonë në takimet tona si zyrtarë, shembull i mirë do të mbetet Blerimi, ndërsa sinonimi i informimit dhe Vushtrrisë do te mbetesh ti miku i të gjithëve, Blerim.
Zoti te mëshiroftë e te shpërbleftë me xhenet ishalla!” – ka shkruar Pajaziti.

