Kështu e kujton Çakin shoku i bankës
Para një viti u nda nga jeta një personazh karakteristik i Gjilanit, Kadrush Ajvazi, i njohur këtu si Çaki. Shoku i shkollës, Naser Korça, ish-drejtor komunal, kishte bërë një dedikim për të, ku thoshte se Kadrushi ishte shumë i urte dhe i mire, me një sukses mesatar në mësime.
Si shumë shqiptarë të tjerë, edhe ai, në moshë të re mori rrugën e kurbetit dhe sigurisht nga vuajtjet dhe mundimet e atjeshme, u kthye përsëri në vendlindje për t`u ballafaquar me vuajtje edhe më të mëdha…
Postimi i plotë i Naser Korçës:
Na paska lënë Kadrushi, nje ikone e Gjilanit.
E njofta qe nga mosha 7 vjeqare në Shkollën Fillore në Malishevë, duke qenë në klasë me te dhe për më shum, në një bankë me te. Ishte shum i urte dhe i mire në shkollë me nje sukses mesatare në mësime. Si shum shqiptarë të tjerë, edhe ky në moshë të re mori rrugën e kurbetiti dhe sigurishtë nga vuajtjet dhe mundimet e atjeshme, u kthye përsëri në vendlindje për tu ballafaquar me vuajtje edhe më të mëdha. Gjithmonë i urtë dhe i kuptueshëm, edhe atëher kur nuk i ofrojshin ate që kërkonte, ai u largonte në heshtje.
U prehtë në paqe shpirti i tij!/Mediafokus.info/


 
 
						 
						