Kështu e kujton Fadil Vokrrin miku më i mirë i tij, Flamur Bunjaku

Biznesmeni i njohur nga Gjilani që jeton dhe vepron në Zvicër, Flamur Bunjaku, në 5-vjetorin e shkuarjes në amshim të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, ka folur me plot emocione për figurën e tij.

Në një prononcim për Mediafokus.info, Bunjaku ka deklaruar se njohja me Vokrrin daton prej vitit 2004 dhe prej atëherë, pronari i Rinora 4, me e pa pozita në FFK, nuk i është ndarë kurrë legjendës dhe dhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Ka qenë njeri i jashtëzakonshëm. Shumë zemërgjerë, i palodhur në këtë drejtim. E ka pas marrë shumë përzemër këtë punën e anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, ka punu shumë. Për një takim dhjetë minutësh, nuk ka përtuar t’i hip aeroplanit. Ka qenë motor i gjithë këtij angazhimi i pavdekshmi Fadil Vokrri”, thotë plot emocion, biznesmeni i njohur kosovar, Flamur Bunjaku, për portalin Mediafokus.info.

“Kurrë s’e kam parë të jetë bërë nervoz. Fadili ishte i tillë. Ishte vështirë të ngopeshe me praninë e tij dhe ka qenë impresive mënyra se si i bënte njerëzit për vete”, shton ai.

Ai i kujton edhe fjalët e para të legjendës së futbollit kosovar, pas pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA.

“Në momentin e pranimit zyrtar kam qenë me legjendën. ‘E krytëm edhe këtë mision, tash dëshira e vetme është që Kosova të kualifikohet në kampionat Europian ose Botëror’, më tha. Por, fatkeqësisht këtë të fundit nuk e përjetoi”, thotë Flamur Bunjaku.

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor të vitit 2018, pas një arresti kardiak./Mediafokus.info/