Kështu e kujton familja gazetaren Ardita Sylejmani
Në përvjetorin e pestë të ndarjes nga jeta, xhaxhai Fehmi Sylejmani ka rikujtuar gazetaren e RTK-së, Ardita Sylejmani, e cila vdiq gjatë një lindjeje të vështirë, në një spital në Hungari, ku mes vetes dhe bebes, ajo zgjodhi të jetojë engjulli.
19 shtatori i vitit 2019 ditë e rëndë dhe e trishtueshme, që nuk do të harrohet për jetë e mot.
Pikërisht 5 vjet më parë Ardita jonë e dashur ndërroi vendbanim të përhershëm.
Këtë herë për ne, u nisë para kohe (Zoti i Madhërueshëm e di më së miri) udhës së moçme të cilës i bien të gjithë …..
Ajo shkoi, duke na lënë mungesë dhe zbraztësirë të madhe e të përhershme, por na la tre engjëj të mrekullueshëm.
Ishte vajzë shumë e dashur dhe e edukuar, nënë tepër e përkushtuar, shoqe besnike, fjalëmbël, kolege e respektuar dhe profesioniste e vërtetë.
Ajo gëzonte respekt kudo që ishte, posedonte virtyte të larta njerëzore.
Shfaqte urtësi, dashuri dhe mirësi. E donte fortë familjen, përkushtohej me shumë dashni për fëmijët dhe bashkëshortin e saj.
Ajo ishte gazetare, mjeshtre e shkrimit dhe leximit, artikuluese dhe me zë të qartë e të thekshëm, e pashme dhe e shquar në pedanteri, elegancë e saktësi.
Do të jemi përgjithmonë krenar me veprën dhe shëmbëlltyrën e personalitetit të dashur dhe të urtë, siç ishte Ardita.
Do ta kujtojmë përgjithmonë, jo vetëm ne, por edhe ata që e njohën.

