Kështu e kujton të birin gazetari Hasan Bunjaku

Gazetari në pension Hasan Bunjaku ka përkujtuar të birin Artanin, i cili u nda nga jeta para yri vitesh, në moshën më të mirë të jetës.

Ky është dedikimi i plotë i tij:

Në familjen tonë na ishe ZËRI i parë, pas atij timit, pra na ishe gëzimi i parë. Të tillë të kishim fizikisht. I tillë na ngele edhe në zemrat tona: një punëtor i vyeshëm e pa teka të shumta. Thjesht ishe një lloj engjëlli dhe jo vetëm për familjen po edhe për një armatë të nxënësve me të cilët punoje nis e sos. E gjithë kjo u dëshmua në çastin kur më nuk të kishim fizikisht – praktikisht ngele në mendjen dhe zemrat jo vetëm të tyre. Kaluan tri vite për ne aq të gjata, dhe kjo dëshmoi se thënia “Koha shëron çdo gjë” në rastin tonë në fakt na doli e kundërta. Kujtimi i përjetshëm qoftë e mbettë për familjen dhe gjithë ata që të njohën!

Artani ishte shmebull i mësimdhënësit të dijshëm dhe të përkushtuar jo vetëm në lëndën e matematikës, po edhe në lëmenj të tjerë.

Artani ka shkëlqyer edhe si moderator e redaktor në Radio Megavox dhe Radio-Rinia, ku ka ideuar dhe drejtuar emisione edukative dhe argëtuese pas luftës e këndej, për disa vite. /Mediafokus.info