Kështu e rikujtojnë kolegët e tij profesorin e matematikës Artan Bunjaku
Vdekja e profesorit të Matematikës nga Gjilani, Artan Bunjaku, ka shkaktuar dhembje të madhe edhe te kolegët e tij profesorë e gazetarë.
“Me dhimbje të madhe përjetuam lajmin për vdekjen e mikut dhe kolegut tonë Artan Bunjaku”, ka shkruar Sami Hoxha, drejtor i Gjimanzit ‘Zenal Hajdini’ në Gjilan.
“Prof Artan Bunjaku ishe ndër të rrallët që arrita ta njoh duke dhene kontribut të madh ne fushën e arsimit, gazetarisë dhe aktiviteteve kulturore në vendin tone.
Mungesa e tij nuk do të ndihet vetëm në familje, por te të gjithë ata që patën fatin e mirë ta njohin.
Njerez të tille vijnë rrallë në këtë jetë, për qellime vetem pozitive dhe kontribut te jashtzakonshëm ne shumë fusha të jetës. Veprat e tij do të rrojnë mes gjeneratave te shumta, që ai nuk rreshti duke iu dhënë nga vetja, edhe në kohet me te veshtira.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve te tij”./Mediafokus.info

