Kështu e uron Lutfi Haziri FC Dritën pasi siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Europës
Drita e Gjilanit është shpallur nënkapion i Superligës së Futbollit të Kosovës për edicionin 2020/2021, raporton Mediafokus.info.
Kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, i ka uruar suksese ‘klubit më të suksesshëm kosovar në garat europiane’.
“FC Drita u shpall sivjet nënkampion i Superligës së Futbollit, duke e siguruar kështu pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Urime lojtarëve të Dritës, kryesisë, Intelektualëve dhe presidentëve të klubit, z. Flamur Bunjaku e z. Valon Murseli. Suksese për klubit më të suksesshëm kosovar në garat europiane!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/

