Kështu lufton Daja me ‘nipat’ e vet, Ballkani mposht Ludogoretsin
Me një luftë të pashoq, djelmoshat e Ilir Dajës kanë nisur me fitore garat kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Ballkani mposhti sonte Ludogoretsin bullgar që vlerësohej si favorit ndaj ekipit kosovar.
Por, ‘nipat’ e Dajës shënuan dy herë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e dominuar në tërësi lojën.
Meriton Korenica shënoi në minutën e parë shtesë – 45+1’ për rezultatin 1:0.
Qëndrim Zyba shënoi golin e dytë (2:0) në minutën 55, epërsi kjo që u ruajt deri në fund të lojës.
Ndeshja e kthimit luhet më 19 korrik, në “Ludogorets Arena”. /Mediafokus.info
